Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Imperial Tabaco, biznesi multinacional që kryeson në tregjet ndërkombëtare të duhanit ka sjellë një natë më parë në Tiranë një spektakël promocional, ku duke u bërë pjesë e cigares West, kujtdo i është dhënë mundësia të ndjejë ndryshimin. Show, lojëra dhe shpërblime, kërcim modern dhe zërat më të preferuar të muzikës shqiptare kanë qenë dhurata e mbrëmjes nga West.

Moshave të ndryshme u është dhënë mundësia të ndihen pjesë e spektaklit duke u përfshirë në lotarinë e mbrëmjes. West që është gjithmonë në modë, bashkëkohore edhe në garë është edhe sponsori i skuadrës Formula 1 McLaren Mercedes me 400 milion dollarë në vit, shumë e barabartë me borxhin e jashtëm të disa vendeve të Ballkanit. Këtë ëndërr sportive West e ka dhuruar një natë më parë dhe për të rinjtë shqiptarë.

Iperial Tabaco Group me profilin e gjerë të cigareve të njohura në të gjithë botën operon në 130 vende të globit me 32 fabrika, duke punësuar 16 mijë punëtorë. Në Angli zotëron 44.6% të tregut e duke qenë një markë cigaresh me trashëgimi gjermane ofron ekuilibrin perfekt mes cilësisë gjermane dhe vlerës së parasë. Ndërsa për Shqipërinë Mc Fonei projekt-menaxher, tregon se kjo markë e njohur vjen me ambicie për të qenë prezent si në shumë vende të Europës Lindore dhe Qendrore./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj