Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Incidenti i rëndë në kufirin verior Sot rreth orës 6 të mëngjesit në rajonin e piramidave C3, C4 dhe C5, në postat e kufirit të Padeshit dhe Kamenicës ka shpërthyer një konflikt i armatosur mes forcave serbe dhe pjestarëve të një njësiti të UÇK-së.

Oficerët e kufirit pranuan se në rajonin C4 dhe C5, ushtarak serb të armatosur kanë dalë në vijë të kufirit dhe kanë qëlluar në drejtim të postës sonë të Kamenicës si dhe drejt shtëpive të fshatarëve. Por sipas zëdhënësit të OSBE-së në Tiranë Andrea Angeli, të shtënat në kufi janë dëgjuar dhe pas një ore.

Përfaqësues të OSBE-së në Padesh dhe Kamenicë kanë qenë dëshmimtar të shkëmbimit të zjarrit. Sipas tyre disa predha murtajash kanë rënë në territorin shqiptar. Incidentet e sotme ku forcat militare serbe qëlluan në fillim kundër ushtarëve të UÇK-së e më pas kudër forcave tonë të kufirit, janë më të rëndat mes shqipërisë dhe jugosllavisë që prej ashpërsimit të konfliktit.

Gjithashtu zyrtarët e lartë të OSBE-së present në vijën tonë të kufirit thanë se që prej ditës së mërkurë kufiri është mbyllur dhe ushtria serbe është përpjekur të minoj zonën përreth, duke ndaluar në të njëjtën kohë dhe hyrjen në shqipqëri të refugjatëve kosovarë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj