Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Janë këta 240 delegatët socialist gjirokastrit pjesmarrës në Konferencën e PS, ku u shkaktua incidenti mes një eurosocialisti Lazaratas dhe shoqëruesve të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS Fatos Nano. Arrestimi i dy gardistëve ka nxitur reagime të ndryshme në kampin socialist. Sekretari i grupit parlamentar Jupe dhe deputeti Braho nuk parashikojnë klimë të nxehtë dhe me incidente në Kongresin e 9 dhe 10 Tetorit.
Hamdi Jupe, deputet i PS:- “Edhe rojet e zotit Nano janë të autorizuara të mbajnë armë, këtu nuk ka asgjë të keqe. Problemi qëndron në qoftë se rojet kapërcejnë statusin e tyre, dmth. në qoftë se rojet kanë për detyrë të ruajn një personalitet ato nuk duhet të marrin përsipër të vendosin rregull në një në një konferencë partie”.
Gazetar:- Atëhere kush do ta garantoj rregullin forcat e rendit?
Hamdi Jupe, deputet i PS:- “Ka punonjës partie që vendosin rregullin dhe kur është e nevojshme thirren edhe forcat e rendit”.
Spartak Braho, deputet i PD:- “Në qoftë se e shoqërojnë Nanon dhe ruajn Nanon bëjnë mirë, por në qoftë se rrahin milein nëpër konferenca do të përgjigjen edhe ata dhe ata të Majkos”.
Gazetari:- Janë konfrontuar me tendencë, pra ishte një grackë?
Spartak Braho, deputet i PD:- “Di që ka dalë një njeri i gjakosur atje, s’e di në qoftë se ka ndonjë njeri të rrihet vullnetarisht”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame