Një futbollist i Vllaznisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kuqeblu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Lojtari i infektuar me Covid është kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta.
“Gurishta tashmë do të duhet të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë. /tvklan.al