Khvicha Kvaratskhelia është bërë zyrtarisht një lojtar i ri i Paris Saint-Germain. Një operacion që u bë realitet brenda pak kohësh.
Shitja e tij është një nga më fitimprurëset në histori për një klub të Serie A. Në detaje, sipas vlerësimeve nga mediat italiane, Napoli do të regjistrojë një fitim kapital prej rreth 67,8 milionë Eurosh për këtë marrëveshje. Do të jetë një ndihmë mjaft e madhe edhe për klubin dhe bilancet.
Kjo shifër e projekton Kvaratskhelia në vendin e pestë në mesin e transferimeve rekord në historinë e merkatos së Janarit.
Rekordin e mban kalimi i Philippe Coutinho nga Liverpool tek Barcellona për 135 milione Euro në vitin 2018.
Në vend të dytë qëndron Enzo Fernandez 121 milionë Euro nga Benfica te Chelsea. I treti Virgil Van Dijk për 84,65 milionë nga Southampton tek Liverpool.
Ndërsa Dusan Vlahovic është në vendin e katërt. Në Janar të 2022 serbi kaloi për 81,6 milionë nga Fiorentina te Juventus.
Tv Klan