Adam Marusic është golashënuesi i dhjetë nga pankina e Lazios. Të dhëna rekord për skuadrën italiane, të cilët barazojnë PSG-në dhe Atletico Madridin në këtë aspekt.
Askush në pesë kampionatet kryesore evropiane nuk ka bërë më mirë se ta, me teknikun Baroni që ka përfshirë futbollistët në dispozicion në mekanizmat e skemës së tij. Marusic u bë golashënuesi i pesëmbëdhjetë i ndryshëm për skuadrën e bardhekaltër.
Mbrojtësi malazez nuk kishte shënuar që nga muaji mars, në një ndeshje delikate kundër Juventusit. Në përgjithësi për të, që nuk është tamam golashënues, ishte goli i parë në karrierën e tij si zëvendësues, i cili gjithsesi konfirmoi një statistikë, kur shënon ai, Lazio nuk humbet kurrë. Një garanci që shkon paralelisht me atë të Castellanos.
Në fakt, vetëm një herë, që nga vera e vitit 2023, skuadra e kryeqytetit italian ka arritur të fitojë pa të në skuadër. Mesatarja e pikëve me Baronin në stol është 2.38 për çdo ndeshje.
Lazio ka treguar formë tepër të mirë në këtë sezon, duke qenë në garë për tre tituj. Kryeqytetasit gjenden në zonën Champions League në kampionat, teksa thuajse kanë hipotekuar kalimin në raundin tjetër në Europa League dhe në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.
Klan News