Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar, gjatë muajit Mars 2024, ka pësuar rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 565 mijë, ose mesatarisht rreth 18 mijë turistë në ditë. INSTAT raporton se ky numër është rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, që hynë rreth 384 mijë turistë të huaj.
Sipas publikimit të INSTAT, në muajin Mars rajoni me numrin më të lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është ai Europës me rreth 540 mijë shtetas, pasuar nga Amerika me mbi 14 mijë, më pas renditet Azia Lindore dhe Paqësori, me 5.254 turistë.
Ndërsa në periudhën tremujore Janar-Mars, kanë hyrë mbi 1.5 milionë turistë të huaj, duke pësuar një rritje me 43% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të shkuar që ishin rreth 1 milion.
Të tre muajit e parë të 2024 kanë pësuar rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2023, duke i hapur kështu ‘siparin’ një sezoni turistik të mbarë, dhe me rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, e cila pritet të arrijë deri në 40% më shumë turistë në krahasim me vitin e shkuar, ose thënë ndryshe nga 10 milionë në 14 milionë turistë.
Klan News