Në vitin 2024 mesatarisht ndodhën 4-5 aksidente në ditë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga Janari deri në Dhjetor u regjistruan 1.666 ngjarje rrugore, 30% më shumë sesa në vitin 2023.
Megjithatë pozitiv është fakti se është ulur vdekshmëria në aksidente rrugore në 10.5% të aksidenteve, nga 14.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në rreth 90% të rasteve ngjarjet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Grupmoshat e reja vazhdojnë të mbeten më problematikët, pasi numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga shoferët e moshes 25-34 vjeç dhe ato nën 24 vjeç.
Edhe pse bilanci vjetor është në rritje, dhjetori i vjetshëm pati një ulje të aksidenteve në 149 nga 157 që pati në fund të muajit në 2023-in. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Tv Klan