Mbi 31 mijë persona kanë gjetur punë

Niveli i papunësisë në Shqipëri ka rënë me 0.8 pikë përqindje në tremuajorin e tretë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Niveli zyrtar i papunësisë sipas Institutit të Statistikave është 11.4%. Në total janë 31 mijë e 64  persona në periudhën e një viti që  kanë gjetur punë.

Trajektorja rënëse e shkallës së papunësisë ka vazhduar për të dytin vit rresht, e mbështetur në degën e industrisë.

Në sektorin e industrisë punësimi u zgjerua me 6% në terma vjetorë, te shërbimet me 4.8% , ndërsa bujqësia pati ritmin më të ngadaltë me vetëm 0.2%.  

Sërish papunësia tek të rinjtë mban peshën kryesore te numri i të papunëve. 28% e të rinjve të moshës 15- 29 vjeç nuk kanë gjetur ende një punë dhe 8.3 % e tyre klasifikohen si të dekurajuar.

Tv Klan