Mungesën e energjisë elektrike këtë dimër nuk po e vuajnë vetëm qytetarët e Tiranës por dhe pjesa më e madhe e ministrive apo institucioneve të tjera të shtetit. Edhe sot në Ministrinë e Rendit, në Teatrin Kombëtar, në Ministrinë e Punëve Publike dhe në Bashkinë e Tiranës, puna pothuajse ishte pezulluar nga mungesa e dritave.

Një transformator që është vendosur në mes të këtyre ndërtesave nuk mund ta përballojë ngarkesën e linjave. Faji bie mbi kioskat përreth që kanë kryer lidhjet elektrike sipas nevojave të tyre e ndërsa dikush tjetër akuzon konsidionerat në zyrat e shtetit. Kjo situatë lë në “gjumë” të plotë kompjuterat e gjithë zyrave dhe mosplotësimit në kohë të shkresave zyrtare./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili