Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ditët e qetësisë së festave të fundvitit ashtu si çdokund tjetër kanë prekur dhe institucionet kulturore kryesore shqiptare. Pas atmosferës së ndërrimit të viteve këto institucione si TOB, Teatri Kombëtar, Galeria Kombëtare etj, kanë rënë në një qetësi të madhe, e cila përkon edhe me fundin e sezonit artistik për vitin 2003.

Viti 2004 pritet të sjellë projekte të reja artistike, të vogla e të mëdha. Produksione shtetërore e private që do të risjellin gjallërinë në sallat e mbyllura të institucioneve kulturore.

Kështu Teatri i Operës dhe Baletit, një nga institucionet më të mëdha në vend, sezonin e ri artistik pritet që ta nis rreth fundit të muajit Janar, me koncert holle dhe recitale të artistëve të ndryshëm. Operën e parë për këtë sezon të ri artistik në këtë teatër do të kemi mundësinë ta ndjekim vetëm në muajin Shkurt deh ende nuk është përcaktuar kalendari i shfaqjeve.

E njëjta gjë vlen edhe për Teatrin Kombëtar, pritet publikimi i kalendarit të sezonit të ri, e deri në shpalljen e tij duket se ky institucion do të qëndrojë në heshtje të plotë. Ndërsa institucione të tjera artistike, si Galeria Kombëtare e Arteve, kinematë apo Akademia e Arteve, do të hapen për publikun me shfaqje, ekspozita, filma të rinj në këto ditë të para të Janarit./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora