Muaji Prill thellon diferencën elektorale mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Sondazhi i qendrës për studime humanistike, Gani Bobi, i publikuar ne Televizionin Klan, tregon se 46.6% e te anketuarve mbështesin demokratet dhe vetëm 42.1% socialistet.

Pra, PD kryeson me një diference prej 4.5 përqindësh! Krahasuar me muajin Mars, diferenca mes këtyre dy forcave është rritur me 1.4% ne favor te Partisë Demokratike.

Kujtojmë se ne Mars, PD kishte mbështetjen e 45.6% te te anketuarve dhe PS te 42.5%. Përpos kësaj, ne këtë sondazh vihet re një rënie me 0.4% e mbështetësve te Partisë Socialiste, krahasuar me një muaj me parë.

Sonila Meço: “Për Partinë Demokratike vota e deklaruar 46.6% e të anketuarve, për Partinë Socialiste 42.1% e të anketuarve, Lëvizja Socialiste për Integrim 6.2%, G99 2.9% dhe të tjera së bashku, pra të gjithë forcat e tjera të cilat janë deklaruar që do të jenë pjesëmarrëse dhe janë regjistruar tashmë në zgjedhjet e 28 Qershorit, 2.2%”.

Ne analizën e rezultateve te sondazhit te muajit Prill, analistet Blendi Fevziu dhe Mentor Nazarko kane shpjeguar faktorët dhe motivet pse te anketuarit, ne një diference te konsiderueshme janë shprehur ne mbështetje te forcës me te madhe te se djathtës, duke e nxjerre atë fituese ne zgjedhjet e ardhshme.

Blendi Fevziu: “Liberalizimi i vizave mund të jetë një nga shkaqet kryesore për mua që mund të japë vota më shumë se sa në gjykimin tim, më shumë sesa ta zëmë një vizitë tek Sarkozi apo vizita e Karamanlisit këtu. Nuk ka asnjë dyshim. Nëse ka një efekt “bum” në fushatën elektorale është liberalizimi i vizave, gjithmonë gjykim personal dhe rritja e pagave dhe pensioneve”.

Mentor Nazarko: “Cilësia e dobët e të bërit opozitë mendoj që është faktor kryesor, pra nëse ne kompaktësim të së djathtës për shkak të gjithë këtyre momenteve që ju përmendët”.

Ne te dy sondazhet e fundit te publikuara qofte nga Zorbi, ne Top Channel dhe ai i Gani Bobit, ne TV klan u nxor thuajse i njëjti rezultat: te dy sondazhet e nxjerrin Partine Demokratike fituese te zgjedhjeve te 28 Qershorit.

Blendi Fevziu: “Në një sondazh tjetër që unë e kam në disponim të bërë nga dy ambasada të huaja në Tiranë që nuk është publikuar akoma, që po ashtu tregon. Ky është një sondazh, i cili ka dy faktorë të rëndësishëm. Ka faktorin NATO dhe mitingun menjëherë mbas NATO-s, i cili padyshim është një nga mitingjet, po e konsideroj miting elektoral më të mëdhenjtë që një forcë politike ka zhvilluar. Entuziazmin dhe euforinë e NATO-s sillen ndonjë aspekt që lidhet me një vizitë të kryeministrit Berisha në Kinë”.

Ne 10 problemet me kryesore për te cilat është kërkuar opinion qe shqetëson te anketuarit, renditen ekonomia , punësimi dhe korrupsioni.

Te anketuarit i janë përgjigjur me përqindje te larta dhe pyetjes nëse jetesa e tyre ka ndryshuar standard. 

Për këtë muaj pyetësori i qendrës për kërkime humanistike, Gabi Bobi, ka përfshirë dhe pyetjen nëse ka ndikuar tek publiku anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO.

Gani Bobi: “Meqë ka qenë menjëherë sondazhi edhe ditë mbas anëtarësimit të Shqipërisë…”.

Blendi Fevziu: “Po ç’domethënë sa ka ndikuar në qëndrimet politike? Në ç’qëndrim politik? Ç’domethënë?”

Gani Bobi: “Qëndrimet e të anketuarve personale, a kanë pas ndonjë ndikim pozitiv, në këtë aspekt.”

Blendi Fevziu: “Sa ndikon hyrja e Shqipërisë në NATO për të ndryshuar mendimin tuaj për votimin për njërën forcë apo tjetrën nuk ka dyshim që ata që votojnë pro PD-së anëtarësimi në NATO apo jo nuk i bën të ndryshojnë mendim. Padyshim që do votojnë. Ata që votojnë për Partinë Socialiste nuk besoj se thjesht anëtarësimi në NATO i bëjnë të ndërrojnë mendim për Partinë Demokratike”.

Shumë shpejt “Gani Bobi” do te publikoje një tjetër sondazh, duke ofruar orientimin e publikut shqiptar ndërkohë qe i afrohemi zonës se nxehte kur do te mbahen zgjedhjet parlamentare te Qershorit.

Me një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe i kontraktuar nga kompania amerikane,“Penn Shon Berland”, “Gani Bobi” ka publikuar exit polle, të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare dhe thuajse identike. 

Rasti i zgjedhjeve parlamentare të Korrikut 2005,  por dhe sondazhi i papublikuar i 2007, ku Gani Bobi gjeti fituesin e zgjedhjeve te mbajtura ne Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani