Instituti i Urbanistikës ka hartuar një strategji për mbrojtjen e institucioneve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të cilët kanë një histori dhe rëndësi të veçantë. Sipas punonjësve të këtij instituti, rëndësia e këtyre ndërtesave do të varet tek arkitektura e tyre dhe vlerat historike. Instituti i Urbanistikës është akoma në proces studimi për të evidentuar se cilat ndërtesa kanë me shumë vlerë muzeale.

Instituti i Ruajtjes së Monumenteve do të vendosë se kush janë ndërtesat më te vjetra dhe kujt do t’i japë më tepër prioritet për ruajtje. Ndërtesat me vlerë muzeale që janë ndërtuar në kohën e Mbretit Zog duhet të ruhen nga shteti dhe ata janë Korpusi Universitar, Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit dhe minisitritë në hyrje të bulevardit.

Pothuaj të gjitha këto ndërtesa janë ndërtuar në kohën e monarkisë së Mbretit Zog dhe karakterizohen nga arkitektura italiane. Edhe pse gjysëm shekullore, ato janë ndërtesat më të bukura të kryeqytetit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj