Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Policia thotë se tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00. Uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash për mbarëvajtjen e protestës.

Prej paradites nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në një sërë aksesh rrugore në qendër ndërsa nga ora 14:00 do të bllokohet qarkullimi deri në përfundim të protestës.

Policia tha se ka marrë masa për të krijuar rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve.

Tv Klan