Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbajtur një konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij, Kryeministrin Rama ka thënë se do të realizojmë të gjitha detyrat për integrimin teksa ka shtuar se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian.
Edi Rama: Sot ne ju presim përsëri në Tiranë. Unë e kam humbur numërimin e herëve kur ju keni ardhur. Me siguri keni ardhur më shumë se të gjithë parardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli dhe sot është një konferencë shtypi shumë e veçantë që sot ju nuk do e përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit. Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim. Sot kjo fjali i përket historisë sepse sot keni ardhur në Shqipëri pasi tanimë Shqipëria është ulur në tyrezën e negociatave për anëtarësim duke hyrë në një fazë të re.
Në fazën kur të vini përsëri, duhet ta mbyllni konferencën duke thënë “ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Ne jemi të vendosur t’ia dalim në këtë. Siç e dini, skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur për t’u përballur me këtë sfidë të re. Shkon duke u bërë më e vështirë sepse tani bëhet fjalë për një sërë detyrash dhe nuk po them sa janë, por janë mijëra dhe janë detyra, të cilat duhet të përkthehen në ligje, por edhe në prova të zbatimit të tyre.
Një vizitë e veçantë dhe për faktin se sot pas kësaj konference do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Europës në Tiranë. Nga ana tjetër, jam këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar të gjitha ato të cilat Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët në aspektin e të qëndruarit krah për krah me BE, e përfshirë pa kursim në të gjitha proceset dhe në të gjitha ato që janë vlera dhe sfida që na bashkojnë dhe e gjithë kjo qasje vetëm do të forcohet duke dëshmuar jo vetëm aftësi për realizimin e të gjitha detyrave, por edhe qëndrueshmëri në aspektin e afirimit të gjitha parimeve, vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh të Europës.
Pas çeljes së negociatave dhe në momentin kur fillon turi juaj në BP, ka shumë më tepër interes se çfarë do të thoni ju. Dua ta mbyll me një falenderim shumë të ndjerë sepse pa vendosmërinë tuaj, pa mbështetjen e pa kursyer të KE, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm më të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur më këtë punë, kjo ditë nuk do të kishte ardhur. Vendi i Shqipërisë është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE.
/tvklan.al