Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kryeministri pasditen e sotme dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.
Pas takimit kokë më kokë me Kryeministrin Rama, Von der Leyen ka reaguar në rrjetin social “X”. Përmes një postimi, Ursula von der Leyen shkruan se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Europian teksa thotë për Kryeministrin Rama se po tregon vizion dhe durim, gjë e cila e cila po shpërblehet.
“Gëzohem që nisa turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe kjo po shpërblehet”, shkruan Ursula von der Leyen.
Glad to start my Western Balkans tour in Albania with my friend @ediramaal
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 23, 2024
Albania is making great strides towards the EU.
It is the result of many years of hard work.
Dear Edi, you have shown both vision and patience.
And it’s paying off. pic.twitter.com/7jrVmdjtXZ
/tvklan.al