Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbajtur një konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë. Gjatë fjalës së saj Von der Leyen ka theksuar se Shqipëria do të marrë 920 milion Euro investim nga Plani i Rritjes.

Von der Leyen vlerësoi edhe nismën për hapjen e Kampusit të Kolegjit të Europës. Presidentja e KE tha se Shqipëria është në rrugën e drejtë drejt BE.

Ursula von der Leyen: I dashur Edi jam me të vërtetë shumë e lumtur që rikthehem në Tiranë dhe të shoh sa ka arritur Shqipëria në rrugëtimin drejt BE. Javën e shkuar ne hapëm negociatat për grupkapitujt. Çfarë suksesi ky, një sukses pas shumë pune dhe përkushtimi për këtë objektiv. Ju keni treguar vizion, durim dhe këto gjëra po tregojnë rezultatet e tyre. Falenderoj të gjitha ekipet që kanë punuar ditë e natë për këto gjëra që janë arritur. Të jeni të sigurt që zgjerimi do të vijojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi.

Më lejoni të përmend tre çështje kryesore. E para ka të bëjë me planin tonë të rritjes, ju e dini qasjen që ne kemi. Ne e hapim derën për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Këto reforma mbështeten nga ne me anë të investimeve shtesë. Ka një vit qëkur ka nisur puna dhe shumica e vendeve e kanë gati axhendën e reformave. Ju keni bërë një punë të shkëlqyer për reformat tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milion Eurosh deri në fund të vitit. Edhe këtë vizion e kemi të qartë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më  shumë se 920 milion Euro nga Plani i Rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e pagesave në Euro që prej vitit të ardhshëm kjo do të thotë që transfertat në para do të jenë më të shpejta më të sigurta dhe falas. Nisma e dytë është plani ynë i investimeve për BP që e kemi filluar katër vite më parë. Janë mobilizuar në Shqipëri 1.4 miliardë Euro me fokus drejt tranzicionit për përfitimin e energjisë së pastër. Ju e dini që BE ka filluar punën për neutralitetin e karbonit ndaj është shumë e rëndësishme që partenerët tanë të BP të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Ne po punojmë me ju për projekte që mund ta forcojë këtë lidership. Kemi hidrocentralin e Vaut te Dejës me energji diellore mbi lumin Drin. Kemi edhe një program prej 50 milion Euro për reficencën e energjisë. Po investojmë edhe për transportin e pastër, përfshirë lidhjen hekurudhore të Shqipërisë. Çështja e tretë është një projekt tejet i veçantë, kampusi i Kolegjit të Europës. Ju patët këtë ide para dy vitesh dhe ja ku jemi dy vite më vonë. Ne zyrtarisht do të hapim vitin akademik ku mezi pres të takoj këto studentë që do studiojnë këtu në Tiranë. E ardhmja e Europës po formësohet këtu në Tiranë me këta të rinj.

Ndryshe nga të tjerat sepse sivjet Shqipëria u desh që të përballej me zjarret, janë këto fatkeqësi që po ndodhin gjithnjë e më shpesh, por ama këtë realitet ne po e luftojmë me pasurinë më të madhe të solidaritetit dhe ju kemi dhenë të njëjtat masa solidariteti që kemi brenda BE. Katër herë gjatë verës ne mobilizuam avionë për të luftuar zjarret sepse në fund të fundit ja çfarë duhet të thotë të jesh fqinji ynë, partneri ynë dhe shteti i ardhshëm anëtar në BE. Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtari i BE. 

/tvklan.al