Lajme Arkiva 2003

Me çeljen e Bienales së Tiranës kanë qenë të ndryshme edhe reagimet e intelektualëve dhe artistëve shqiptar në drejtim të saj. Sigurisht edhe punët artistike të paraqitura brenda kësaj bienaleje ngjallin shpesh herë edhe diskutime për vlerat që ato mbartin, por koncepti i artit bashkëkohor është mjaft i qartë dhe kjo gjë dukej qartë në shumëllojshmërinë e veprave të paraqitura në këtë aktivitet i cili përgjithësisht është pritur në mënyrë pozitive nga artistët shqiptarë.

Kujtim Çashku: E rëndësishme është që kjo është një formulë integruese që ngjall interesa ndërkombëtare dhe kjo duhet përkrahur por tek ne mendoj se këto grupet pro/kundra janë më tepër të udhëhequra nga idetë antireformuese që pëlqejnë dhe parapëlqejnë instilacionin dhe jo integrimet evropiane të Shqipërisë. Për fat të keq edhe në nivelet shtetërore, indiferenca në këtë rast e Ministrisë së Kulturës ose konceptet prej të cilës ajo udhëhiqet janë ekzakte që si të thuash i fryjnë këtij koncepti antireformë dhe përkrahjes së çdo mediokriteti”.

Artur Gorishti: Është një nga bienalet më të mira për mendimin tim, unë i kam parë edhe gjithë të tjerat dhe është në një klasë me të gjithë bienalet e tjera. Unë tani sa vij nga Venecia dhe mund të them që është e të njëjtës shkallë, e të njëjtit nivel artistik. Ashtu si në bienalen e parë të Tiranës ku pati reagime të ashpra për disa nga punët e ekspozuara në të edhe ky aktivitet i dytë duket se nuk i ka shpëtuar zhurmës.

Fasadat e pallateve të kthyera në vepra arti nga disa prej artistëve pjesëmarrës në bienale janë bërë objekt diskutimi në ditët e fundit në media, por për muratorin e bienales Gëzim Qëndro, në realizimin e tyre nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi shumë artistë në botë e kanë provuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Gëzim Qëndro: Edhe në qytete të tjera fasadat janë marrë nga artistët dhe janë ndryshuar, jo vetëm kaq por janë kthyer edhe në atraksione turistësh. Në këtë kuptim unë nuk shikoj diçka të keqe që një artist i huaj të vijë të bëjë një fasadë e më pas kjo të shihet të vizitohet dhe të jetë një nga pika tërheqëse për turistët që vijnë në Tiranë unë nuk shikoj asnjë gjë të keqe./tvklan.al