Lajme Arkiva 2003
Lutfi Dervishi: Është lajm shumë i keq, por nuk është lajm i papritur tashmë Partia Socialiste ka tre vjet të kësaj legjislature e cila nuk po arrin dot të qeverisë, nuk po arin dot të zgjidhë krizën e brendshme. Po kthehemi në kohët e vjetra ku tani në një farë mënyre presim kongresin që të zgjidhet gjithçka. Për mendimin tim kongresi mund të zgjidhë vetëm krizën brenda partisë, por nuk mund të zgjidhë dot krizën në qeveri apo krizën në institucionet e tjera. Është një fakt i keq për faktin se këto muaj janë muaj vendimtarë ku vendoset për shpejtimin e të ardhmes së Shqipërisë dhe këto nuk janë shanse që të ofrohen çdo gjashtë javë siç ishin bisedimet apo të ofrohen çdo vit. Është në dorën e aktorëve kryesor të Partisë Socialiste që ti japin një zgjidhje krizës ose të bëjnë atë që të tërhiqet nga qeverisja.
Besnik Mustafaj: Ky është lajmi më i keq që mund t’ju jepej shqiptarëve, por nuk është i papritur. Nuk është thjesht kriza në Partinë Socialiste, është problemi shumë më kompleks se sa dy vjet më parë, pra është arsyeja kryesore siç e deklaroi delegacioni unë isha vet në negociata në takimin që bën ata me parlamentarët dhe pyetja që shtroi zoti Priebe përpara zonjës Meksi dhe ne të tjerëve ishte, ka apo nuk ka vullnet politik në Shqipëri për tu integruar në Bashkimin Evropian. Ka një zgjidhje, kjo zgjidhje është ndërrimi i ekipit qeverisës, ndërrimi i mazhorancës.
“Kriza qeveritare dhe politike në Shqipëri duhet të përfundojë sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve. Politikanët duhet ti vënë gishtin kokës, të mos shikojnë xhepat e vet më tepër se xhepat e popullit. Kështu që për mendimin tim unë edhe njëherë u jap të drejtë atyre që mbajnë këtë qëndrim”.
“Shtyrja e negociatave, besoj për të gjithë shqiptarët është ngjarje e rëndë, por përsëritja e saj është një katastrofë, nuk kam çfarë them dhe për kulturën mendoni çfarë ndodh me kulturën pastaj”./tvklan.al