Inteligjenca artificiale mund të shumëfishojë gati 1000 herë mbetjet elektronike brenda vitit 2030. Sipas një studimi ndërkombëtar, nga 2600 ton mbetje mund të arrijë në 2.5 mln ton mbetje vjetore elektronike në mbarë botën në pak vite.
Me përdorimin e gjerë që po gjen, përmirësimet në teknologji do të vijojnë me ritme edhe më të larta në infrastrukturat hardëare dhe te chipeve e pajisjeve. Kjo do të sjellë në mënyrë të pashmangshme një rritje të sasisë së mbetjeve elektronike, pasi aparaturat duhet t’i përgjigjen përditësimeve të tenkologjisë së avancuar në mënyrë të vazhdueshme.
Sistemi do të prodhojë një impakt domethënës negativ për mjedisin, nëse nuk adoptohen masa të nevojshme.
Në 3 skenarët e paramenduar në studimin e publikuar në revistën Nature Computational Science, në më të dëmshmin parashikohen 5 mln ton në vit nëse nuk merren masat e duhura për të patur një frenim të industrisë dhe zhvillim të asaj për riciklimin e tyre, pasi në brendësi kanë edhe material të konsideruara të rrezikshme.
Klan News