Interi ka hedhur pas krahëve humbjen në derbi ndaj Milanit dhe u rikthye te fitorja në Serie A. Kampionët në fuqi, triumfuan në transfertë ndaj Udinese-s me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Një përballje e bukur dhe spekatakolare, e cila nisi menjëherë me gol. Pas vetëm 1 minute lojë, Frattesi kaloi në avantazh Interin, duke shënuar pas një asisti të Darmian.

Megjithatë vendasit ia dolën të reagojnë dhe barazuan shifrat në minutën e 35-të, me golin e Kabasele.

Interi shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes, pas golit të Lautaro Martinez në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë, nisi ashtu siç u mbyll i pari, me Lautaron, që shënoi edhe të tretin për Interin në minutën e 47-të.

Goli i Lucca për vendasit në minutën e 83-të, në fund kishte vetëm vlerës statistikore për vendasit. Kjo fitore, e ngjit Interin në vendin e tretë me 11 pikë, po aq sa Milani i vendit të dytë. /tvklan.al