48 orë përpara nisjes së procesit të votimit për zgjedhjet e 3 Korrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Gjatë emisionit kreu i PD u shpreh se ndryshe nga zgjedhjet e zhvilluara më parë, këtë herë qytetarët kanë marrë në dorë të ardhmen.
“Nuk mund të them që fushata nuk ka lodhje, por kur sheh mbështetje të jashtëzakonshme nuk ka lodhje që nuk shkrihet dhe nuk zhduket. Kësaj here është ndryshe, çdo qytetar shqiptar është misionar i vërtetë. Ka një ndarje përgjegjësish dhe aksionesh. Janë qytetarët ata që kanë marrë në dorë të ardhmen, unë kam qenë vetëm një fatalist i këtij procesi. Gjatë kësaj fushate unë kam parë vetëm mbështetje. Më 1997 ne shpëtuam Shqipërinë nga tre zhvillime të kobshme, dezintegrimi, dhuna shtetërore dhe konflikti civil. Unë kam njohur përgjegjësinë për skemat piramidale, nuk kam heshtje për këtë. Por unë kam dorëzuar pushtetit për këto tre zhvillime që mund të kishin kapluar vendin”, tha Berisha./tvklan.al