Intervista e tendosur e Rudina Magjistarit me të ftuarën Linda Rei, një ditë më parë në emisionin “Rudina”, u komentua mjaft në rrjetet sociale. Përplasja mes tyre lindi në momentin që moderatorja e etiketoi si transgjinore të ftuarën e saj, ndërkohë që Linda me këmbëngulje tha se është vajzë dhe jo transgjinore, teksa sqaroi edhe gjatë emisionit termin ‘trans’.
Por, ky debat nuk është mbyllur me kaq, duke vijuar edhe pas emisionit në rrjetet sociale. Pjesë e tij është bërë edhe vetë moderatorja, e cila sqaroi se transgjinor është një term që s’është absolutisht diskriminues, por thjesht karakterizues.
Më poshtë po ju sjellim një pjesë nga replikat mes komentuesve dhe Magjistarit:
Komentuesja:
Aspak profesional insistimi juaj për ta quajtur transgender, veçanërisht tani, pasi ajo e përsëriti disa herë dhe ia shpjegoi se nuk mund të quhet më e tillë. Mbi të gjitha je femër dhe mund të tregoje më ndjeshmëri dhe mirëkuptim karshi Lindës. Një fjalë e urtë thotë: Të gabosh është njerëzore, të përsërisësh me ngulm atë gabim është djallëzore.
Rudina Magjistari:
Megjithë respektin për zgjedhjet në jetë të së ftuarës dhe me gjithë dashamirësinë time për ta mbështetur në atë që ajo ka zgjedhur, termi që unë përdor është i saktë dhe i përcaktuar nga psikologe. S’e kam shpikur unë. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë term shkencor, i cili përcakton një proces transformimi në trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek unë, që të bësh dallimin. Kur ajo rrëfen historinë e saj, është i pashmangshëm ky përcaktim. Tjetër gjë nëse do ishte ftuar për të folur për tendencat e fundit të makeup-it, atëherë ndoshta ky përcaktim do ishte i panevojshëm.
Komentuesja:
Ajo e ka kaluar fazën e transgenderit, ashtu sikur dhe e shpjegoj. Kur i ftuari ju vjen është detyre e juaja ta beni të ndjehet komode, ta dëgjoni me vëmendje dhe ta respektoni gjithashtu. E kundërta nuk ju nderon aspak, si gazetari, por si njeri mbi të gjitha.
Rudina Magjistari:
Trangender nuk do të thotë tranzicion, por ndryshim gjinie. Pse kaq shumë komplekse ndaj këtij termi, s’e kuptoj?! Një term që s’është absolutisht diskriminues, por thjesht karakterizues. Përndryshe si ta bej dallimin nga ty psh? (Nisem nga emri që je femër dhe po supozoj që nuk ke ndryshuar gjini).
Komentuesja:
Dojë të bëje dallimin nga femrat që kanë lindur të tilla dhe atyre që janë operuar për t’u bërë (duke kaluar një kalvare të vërtet fisik dhe psikologjik) duke e quajtur transgender. Po atë kalvarin, e kalojnë pikërisht që të mos etiketohen më si trans. Mund të specifikonit që për një kohë ajo ka qenë transgender ndërsa tani është operuar definitivisht dhe është femër. Është shumë e thjesht.
Rudina Magjistari:
Përtej këtij diskutimi për termin, i cili nuk e ndyshon aspak rrjedhën e jetës së Linda Reit dua vetëm të sqaroj për të gjithë ju, që Linda Rei ishte një e ftuar si të gjithë të ftuarit e tjerë në program, me historinë e vet personale, e cila nuk vret askënd nga ata që janë shqetësuar, por përkundrazi shton një dimension më shumë të të parit të botës. Sa për fëmijët s’kishte asgjë të frikshme apo të turpshme aty për të mos folur. Po roli juaj si prindër për të interpretuar në përshtatje me fëmijët? Fakti që ajo flet hapur për diçka që pjesa më e madhe e quan tabú, jeton jetën e saj siç i pëlqen pa i bërë dëm askujt, është për t’u respektuar absolutisht.
/
tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/XFkLkOe4RDs