Menada Zaimi: “Zonja Pack a mendoni se partitë politike do të mbërrijnë në një marrëveshje në tryezën e thirrur nga presidenti i republikës?
Doris Pack: “Shpresoj që të ndodhë kështu, por mendoj se Rama nuk ka vullnet ta bëjë këtë gjë. E pashë në PE në përpjekje për të gjetur ndihmë, por nuk do ta gjejë sepse ne patëm një deklaratë të fortë dhjetorin e kaluar për Shqipërinë dhe i kërkuam opozitës të hyjë në parlament dhe jo të bojkotojë. Ka njerëz në PS që duan të dalin nga kjo situatë, por Rama ka të tjera interesa.”
Menada Zaimi: “Kontradikta më e fortë mes qeverisë dhe opozitës lidhet me hapjen ose jo të kutive të votimit, çfarë mendoni lidhur me këtë? A do të ishte zgjidhje hapja e kutive të votimit?
Doris Pack: “Kjo nuk është çështje politike, nuk është çështje që mund të vendoset nga qeveria. Hapja e kutive është një çështje e KQZ-së dhe sistemit tuaj gjyqësor. Di që gjatë procesit të numërimit të votave nuk ka patur asnjë kundërshti nga asnjë komisioner socialist dhe askush. Përderisa nuk ka patur kundërshti nuk mund të ketë kërkesë për të hapur kutitë. Është një çështje ndërmjet Ramës, ligjit dhe sistemit gjyqësor dhe jo ndërmjet Berishës dhe Ramës dhe të gjithë e dinë këtë.”
Menada Zaimi: “Një përfaqësues i grupit social-demokrat në PE ka thënë se hapja e pjesshme e kutive të votimit mund të ishte zgjidhje. Çfarë mendoni ju lidhur me këtë?”
Doris Pack: “Ky është një mendim personal i një anëtari, ai nuk mund të japë këshilla, ai nuk ka folur në emër të PE, por në emrin e tij. Pra ju do duhet të dëgjoni atë çfarë ka thënë rezoluta e PE që i kërkon opozitës të hyjë në Kuvend, ti japë fund bojkotit të përmbushë detyrimet e saj, të përfaqësojë votuesit në Kuvend. Është e qartë ajo çfarë ka thënë që nuk mund të ndërhyhet në sistemin gjyqësor. Është çështje vetëm e sistemit gjyqësor.”/tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi