Lajme Arkiva 2003

Gazetarja: Avokat Ngjela deri ku kanë arritur përgatitjet e fushatës dhe a keni bërë programin dhe stafin?

Spartak Ngjela: Natyrisht që nga momenti që jam shpallur e deri më sot unë me këtë jam marrë. Kjo është një çështje permanente që vazhdon. Programi është në përfundim. Ndërsa stafi ka përfunduar në pikat kryesore. Kanë dalë drejtorët e stafit, përgjegjësit e sferave të ndryshme të aktivitetit elektoral dhe shumë shpejtë do të shpallen.

Gazetarja: Cila do të jetë ideja e re për Tiranën?

Spartak Ngjela: Ideja e re për Tiranën do të dal bashkë me programin. Ma ha mendja se nuk ka një ide të re, por janë disa. Është një strukturë idesh që në vetvete përmban diçka të re.

Gazetarja: Si mund ta konsiderojmë heshtjen tuaj përpara fushatës?

Spartak Ngjela: Normale. Kështu do të vazhdoj deri sa të dalë kompleksi i ideve të reja që thashë./tvklan.al