Robert Çeku: “Ju duhet të dini një gjë që sot në organin ku parlamenti më zgjodhi është një organ i depolitizuar dhe mua në funksion të kësaj detyre më duhet të respektoj ligjin, prandaj ju lutem mos më bëni pyetje me karakter politik. Me qenë se ju erdhët në këtë moment, unë dua të falënderoj në radhë të parë Presidentin e Republikës për besimin që pati në caktimin e emrit tim në këtë institucion. Dëshiroj të falënderoj publikisht të gjithë deputetët që rivendosën besimin e tyre tek unë dhe mund të them vetëm kaq, të jenë të sigurt që unë nuk do t’i zhgënjej në detyrën në të cilën ata më ngarkuan. Mund të them vetëm një gjë, që në mbretërinë e arsyes ka vend për të gjithë. Është tjetër problem që disa me vullnet të lirë nuk dëshirojnë të hyjnë në këtë mbretëri, disa të tjerë dëshirojnë të hyjnë, por dëshirojnë të hyjnë me çizme dhe është shumë e rëndësishme që në mbretërinë e arsyes të hysh gjithnjë në këmbë dhe mundësisht dhe zbathur. Faleminderit!” /tvklan.al