Lajme Arkiva 2003

Sopranoja e njohur me famë botërore Inva Mula ka pranuar të jetë në listën e këshilltarëve bashkiak të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Spartak Ngjela. Këtë fakt e konfirmon ky i fundit.

Spartak Ngjela: Këngëtarja e madhe shqiptare Inva Mula, para disa ditësh e ka pranuar ftesën tonë për të qenë anëtare e këshillit bashkiak dhe ne e kemi një nga anëtarët me të shquar të këshillit bashkiak. Në lidhje me këtë duke e menduar se ky është një eveniment jo vetëm për Partinë Demokratike, për mua, për qytetin e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, më duhet të them se një akt i tillë është një gjest nga të dy palët. Është një gjest nga ana e Partisë Demokratike e cila kërkon të evidentojë vlerat e kulturës në të gjithë jetën administrative politike të vendit.

Për sopranon njohur Mula është hera e parë që përfshihet në çështje të politikës shqiptare. Përkujdesja për jetën kulturore do të jetë një nga pikat ku kandidati demokrat mendon të jap maksimumin e tij. Në vazhdim të fushatës elektorale Ngjela e ka përqendruar takimin e tyre me artistë, ku u premton atyre se në programin e vetë ata do të zënë një vend të rëndësishëm./tvklan.al