Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Njerëzit e dritave, heronjt e hidrocentraleve shqiptare, kanë rikujtuar sot paradite historinë 50-vjeçare të ndërtimit dhe më pas të shfrytëzimit të veprave hidroenergjitike shqiptare. Shkenctarë, studiues, projektues dhe inxhinier të hidrocentraleve ngritën zërin për 500 milion kë/orë energji elektrike, që Shqipëria ka importuar këto dy vjet.

Sipas tyre Shqipërisë i duhet një shtesë në furnizimin me energji elektrike prej 300 milion kë/orësh. Që nga viti 1986 kur është ndërtuar hidrocentrali i Komanit, nuk është vënë në shfrytëzim asnjë burim i ri i energjisë elektrike dhe janë prishur institucionet për këtë qëllim.

Projektuesit dhe zbatuesit e veprave hidroenergjitike, kërkuan që të marrin pjesë në projektet qeveritare për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha siç janë ai i Bushatit, Skavicës e Kalivaçit. Ministrja Shuli theksoi se ndërtimi i autostradave duhet të ndjek të njëjtin ritëm me ndërtimin e hidrocentraleve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame