Supermodelja Irina Shayk ka folur për herë të parë për revistën “British Vogue”, në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Bradley Cooper.

“Unë mendoj se në të gjitha marrëdhëniet ne sjellim më të mirën, por edhe më të keqen. Është thjesht natyra e qënies njerëzore. Dy njerëz të shkëlqyer jo domosdoshmërisht krijojnë një çift të mirë. Unë mendoj se kemi patur shumë fat që të përjetojmë ato që kemi patur me njëri-tjetrin. Jeta pa të tani është një terren i ri”.

Lidhja e tyre filloi në vitin 2015 dhe në vitin 2017 në jetë erdhi vajza Lea. Por në verën e vitit 2019, ata habitën fansat me lajmin për ndarjen e tyre.

Duke qenë se tani është një nënë beqare, Shayk pranon se është e vështirë dhe ka ditë kur mendon se nuk do ja dalë dot.

Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis të qenit një nënë beqare dhe një grua që punon. Më beso ka ditë kur them: O Zot, unë nuk di çfarë të bëj, po coptohem”. /tvklan.al