16 orë bisedime por asgjë e re nga fronti i Irlandës së Veriut. Dy kumbarët e bisedimeve britaniku Bler dhe irlandezi Ahen janë larguar në orën 4 të mëngjesit për t’u takuar sërish sot. Për liderin Xheri Adams duhet që të gjitha palët pjesëmarrëse në nënshkrimin e aktit të ekzekutivit të ndërmarrin iniciativa për ndryshim. Thembra e Akilit për çeshtjen irlandeze mbetet çarmatimi i IRA-s. Gjithsesi procesi i paqes në Irlandë është paralizuar nga problemi i çarmatosjes së IRA-s, problem i cili nuk dihet se deri kur do e lërë Irlandën pa qeveri./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori