Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Asnjëherë nuk kemi folur për një japonez që ka vendosur të jetojë në Shqipëri dhe jo një japonez dosido.
Një vit më parë, Takada Mitsuyuki përfundoi misionin e tij si ambasador i Japonisë në Shqipëri. Por ndryshe nga shumë paardhës të tij, ai vendosi të qëndrojë në Shqipëri. I ftuar në podcast-in e kryeministrit Rama, Mitsuyuki rrëfeu eksperiencën e tij.
Takada Mitsuyuki, ish-ambasador i Japonisë: Paraardhësi im më telefonoi dhe më tha: nuk duhet të dini asgjë, mos u shqetësoni për asgjë. U besova fjalëve të tij. Përshtypja e parë ishte, Shqipëria dukje si Japonia e 30-40 viteve më parë. Njerëzit ishin shumë miqësorë, ishin mikpritës dhe shumë të sjellshëm. Më jepnin këshilla mjaft të mira. Konstatova pak ndryshim me kulturën e vendit tim. Japonezët planifikojnë çdo gjë, por pashë që shqiptarët kishin vlera, familjen, miqtë dhe e shijojnë shumë mirë jetën e tyre.
Ish-ambasadori japonez ka vendosur të jetojë në Shqipëri pasi sipas tij është vendi më i sigurt në Europë.
Takada Mitsuyuki, ish-ambasador i Japonisë: Më ka befasuar. Nga vendet europiane, Shqipëria është vendi i sigurt dhe ambasadorët e tjerë më shprehen të njëjtin mendim. Shqipëria konsiderohet vendi më i sigurt në Europë.
Ish-ambasadori premton se do të angazhohet për të krijuar ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Klan News