Aktorja e njohur, Naya Rivera u gjet e mbytur në liqenin Piru të Kalifornisë, pasi kishte dalë shëtitje me djalin e saj 4-vjeçar Josey.
Ngjarja ishte shokuese për gjithë familjen. Ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i fëmijës, Ryan Dorsey, tregoi se po përjetonte një makth dhe nuk mund të flinte. Dorsye nuk e imagjinon dot të birin e tij të rritet pa nënë, duke e cilësuar këtë situatë tepër shkatërruese.
Ditën e sotme, ai përmes një postimi në Instagram ndau me fansat se zemra e tij vazhdon të jetë e thyer dhe ende nuk e beson dot që Naya nuk është mes tyre.
Në postimin e tij, Dorsey tha se ata kishin qenë të tre së bashku një ditë para se ajo të humbiste.
“Kjo është aq e padrejtë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur boshllëkun e mbetur në zemrat e të gjithëve. Unë nuk mund të besoj se kjo është jeta tani. Unë nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ne ishim duke bërë not me Josey një ditë më përpara. Jeta nuk është e drejtë. Unë jam falenderues për kohën dhe rrugëtimin tonë së bashku, si dhe për djalin e ëmbël që dëshiruam gjithmonë. Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”, shkruan ish bashkëshorti i aktores. /tvklan.al