Është kjo një nga zonat më të frekuentuara në qytet sidomos nga të rinjtë. Jemi në zonën e ish bllokut e cila mbrëmjeve gumëzhinë nga mijëra kalimtarë dhe qindra makina që së bashku kryejnë ritualin rutinë e të bërit paradë nëpër rrugë.
Kjo zonë trendi vazhdon të mbetet e veçantë për të rinjtë, që më së shumti iu dedikohet klubeve dhe pabeve qe shoqërohen me argëtim dhe muzikë deri në orët e para të mëngjesit.
Qytetarja 1: “Ka goxha mundësi, ka vende argëtimi të shumta tip pabesh, vende për kafe është goxha lezetshëm.”
Qytetarja 2: “Ja të dal vetëm për lokale për shembull nëpër pabe. Po të duash edhe ka do me thënë njeriu që kërkon që të argëtohet mund të gjejë edhe mundësi të tjera.”
Qytetarja 3: “Muzikë live, pabe etj.”
Por nëpër rrugë është një tjetër panoramë, me përjashtim të këtij segmenti rrugor që kufizon lëvizjen e automjeteve në të gjithë pjesën tjetër të ish bllokut trafiku është i rënduar nga mëngjesi e deri në mesnatë.
Lëvizja e dendur e automjeteve duket se prish jo pak argëtimin në atë çka ofron kjo zonë e shndërruar tashmë në epiqendrën e kalimit të kohës së lirë nga të rinjtë.
Gazetari: “Po në lidhje me trafikut si do të ishte më mirë të kishte makina apo..?”
Qytetarja 4: “Për mua mos të kishte sepse unë jam këmbësore.
Qytetarja 1: “Do ishte më mirë të bllokohej komplet trafiku.” /tvklan.al