Ditët super të nxehta të verës që kemi ndjerë deri më tani nuk do të përsëriten më. Sinoptikanët konstatojnë se temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Java që vjen do të jetë pak më e freskët se ditët e shkuara, por kjo nuk do të thotë se vera ka përfunduar. Temperaturat maksimale në të gjithë vendin do të mbeten në vlerën e 34 gardë celsius.
Mimoza Demiri: “Presim ndryshime kryesisht në regjimin termik. Nuk do të arrijë më vlera 37 dhe 38, por do kemi një rënie prej 3-4 gradësh në të gjitha qytetet dhe maksimumi në vend do të arrijë 34 gradë celsius. Pretendohet që gjatë gjithë kësaj të ruhet po kjo masë. Në mes javë kryesisht dita e mërkurë do jemi nën efektin e vranësirës, e cila pothuajse do mbulojë të gjithë territorin e vendit, nuk përjashtohen mundësia e reshjeve kryesisht në pjesën perëndimore.”
Gjithsesi edhe pse temperaturat kanë pësuar rënie, moti në ditët në vijim, do të jetë më se i favorshëm për të pushuar në bregdet apo në pishina./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami