Lajme Arkiva 2003
Ibrahim Rugova: Njoftova administratorin me objektivat e institucioneve të Kosovës. Pash zhvillimin ekonomik privatizimin që kemi filluar integrimin e grupeve të minoriteteve ku kemi pasur progres dhe sukses.
Ish kryeministri finlandez sot është takuar edhe me kryeministrin Rexhepi i cili tha se pret zgjidhje konkrete të problemeve, jo simbolika. Megjithatë ai vlerësoi se Holkeri është një njeri pragmatik me të cilin do të ti dilet mbanë shumë çështjeve konkrete dhe pozitive për Kosovën. Ai tha se nga Holkeri pret zgjidhje konkrete të problemeve.
Bajram Rexhepi: Mendoj se do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për arsye se ai ka qenë kryeministër i Finlandës që do ti kuptojë më mirë problemet konkrete reale të Kosovës. U morëm vesh se do të bashkëpunojmë shumë ngushtë dhe po ashtu dhe ai do të jetë i kënaqur të bashkëpunojmë që të punojmë për çështje konkrete dhe mos të merremi më shumë me simbolika se me paraardhësit e tij, por edhe nga ne, ndonjëherë.
Holkeri në ndërtesën e UMNIK-ut për 40 minuta është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci. Ai shkurtimisht precizoi se Holkeri do të jetë kryeadministratori sepse është e tepër të pritet edhe një tjetër.
Nexhat Daci: Përshtypjet e mia të para janë pozitive dhe unë shpreha gatishmërinë që të bashkëpunoj. Gjithsesi është e tepërt të presim edhe një tjetër.
Kryeadministratori i ri për dy ditë në Prishtinë është njoftuar me vendin e ri të punës dhe me ata që do të bashkëpunojnë në misionin e ri. Në një takim të shkurtër ai ka pritur dhe nënkryetarin e PDK-së Arsim Bajramin, kryetarin e Ak-së Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesin serb Oliver Ivanovic.
Holkeri ishte në një vizitë që ka karakter njohës përpara se të kthehet për të marrë postin në shtator. Ai pas dy ditësh qëndrim në Prishtinë nesër do të vizitojë Beogradin./tvklan.al