Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të lirohen të burgosurit shqiptar nga burgjet serbe. Me këtë kërkesë sot 200 vetë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë kanë filluar një grevë urie. Mes tyre është dhe Adem Demaçi, i konsideruar si Mandela i Ballkanit, për 28 vitet e burgimit të tij në burgjet Jugosllave, si dhe shumë personalitetet e tjera të Kosovës. Megjithëse lufta në krahinë ka mëse tre muaj që ka mbaruar numërohën mbi 5 mijë shqiptarë që mbahen ende si të burgosur politik në Serbi.

Ndërkohë po sot janë hedhur në grevë urie solidariteti edhe ish-të përndjekurit politik të regjimit komunist shqiptar. Ata janë solidarizuar me këtë kërkesë për lirimin e të burgosurve shqiptar në mbështetje të vëllezërve të tyre në Kosovë. Kryetari i kësaj shoqate Kurt Kola është prononcuar për Tv Klan.

Kurt Kola, Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve:- “Ne në grevën tonë 24 orëshe kemi pasur parasysh që të grupohen jo shumë njërëz, të jetë një grevë simbolike sepse jemi në marrveshje me shoqatën e të burgosurve të Kosovës ku do të ndjekim hap pas hapi veprimet e tyre, duke i shoqëruar edhe këtu në Shqipëri me protesta si do I ndjek Kosova”./tvklan.al