Shoqata mbarëkombëtare e të përndjekurve politikë ka kërkuar dorëheqjen e Presidentit të Republikës. Shkak për këtë ka shërbyer dekretimi i ligjit për të përndjekurit nga Presidenti Moisiu.

“Ju zoti President e shkelët kushtetutën dhe u bashkuat me urrejtjen e diktaturës ndaj nesh.
Kërkojmë të jepni dorëheqjen dhe të mos e çoni vendin në një katastrofë si në vitin ‘97. Ligji për të përndjekurit politikë, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, u votua vetëm nga deputetët e mazhorancës dhe nuk mori miratimin e deputetëve të opozitës.”
/tvklan.al