ISH_TE_PERNDJEKURITTë zhgënjyer nga politika, ish-të përndjekurit politikë, kanë dalë sërish në protestë. Kërkojnë dëmshpërblimet, por nuk e konsiderojnë këtë një çështje ekonomike.

Ky është Fatmir Hoxha, ai ka lindur në internim. Thotë se ka lindur në tel, për të nënkuptuar se kampi i internimit ishte i rrethuar me tela me gjemba.

Është ndjerë gjithnjë i veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Fatmir Hoxha akuzon se ish-të përndjekurit, janë përdorur politikisht.

Protesta e tyre i drejtohet kryeministrit për atë që ata e konsiderojnë një premtim i pambajtur i tij.

TV KLAN