Antikomunistët deklaruan se nuk do të njohin ligjin për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë që aprovoi mazhoranca socialiste si dhe kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Republikës i cili dekretoi, sipas tyre, në mënyrë të papërgjegjshme, këtë ligj. Shoqata mbarëkombëtare për integrimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë dega Tiranë u bën thirrje krerëve të shoqatave të tjera që të mblidhen bashkë për të mos pranuar shpërblimin ofendues që, sipas tyre, është sa një kartë rimbushëse celulari në muaj.

“Nuk do të rrimë duarkryq, nuk do të pranojmë kurrë sfidën tuaj kundër nesh duke e konsideruar atë njëkohësisht dhe një kërcënim serioz për demokracinë dhe shtetin e vërtetë demokratik. Do të bashkojmë të gjithë njerëzit tanë dhe energjitë tona për të çliruar sa më parë Shqipërinë nga kthetrat mafioze, komuniste, të elitës në pushtet.” /tvklan.al