Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ish-të dënuarit politikë kërcënojnë me grevë urie për dëmshpërblimin që ka përcaktuar qeveria për këtë shtresë. Fillimisht ish-të përndjekurit politikë do të nisin protesta përpara selisë së Kuvendit, por nëse kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh, atëherë do t’i çojë ata drejt grevës së urisë.

“Neve nuk jemi dakord me këtë vendim, neve do të kërkojmë me protesta dhe përfundimisht mund të futemi edhe në grevë të urisë, derisa kur të vlerësohet drejt jeta e një të pushkatuari”.

Familjet e ish-të pushkatuarve nuk kërkojnë që shpërblimi të përcaktohet me 8 vjet burg, por me 25 vjet, ndërsa ish-të dënuarit dhe ish-të përndjekurit kërkojnë vlerësim nga vuajtjet që kanë kaluar nga regjimi komunist./tvklan.al