Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Oborri i parlamentit shqiptar është kthyer në arenë përleshje të përgjakshme mes ish-të përndjekurve, forcave të policisë dhe Gardës së Republikës. Protestuesit kanë mundur të kalojnë kordonët e para të policisë, por ndërhyrja e forcave speciale e ka ndërlikuar situatën.

Gazetari: Është shndërruar në përleshje me forcat speciale të policisë, si dhe me disa të plagosur, protesta e radhës e të përndjekurve politik, të cilët kërkojnë kompensimin e tyre në vlera monetare.

Ish-të përndjekurit politikë u kanë bërë thirrje deputetëve të marrin parasysh kërkesat e tyre për dëmshpërblimin e plotë financiar për vitet e kaluara në burgje gjatë regjimit komunist. Protesta e ish-të përndjekurve ka zgjatur rreth dy orë në një kohë që deputetët zhvillonin seancën plenare në godinën e parlamentit, krahas vrasjes së protestuesve, forcat e policisë janë kujdesur edhe për të shoqëruar nëpër komisariate një pjesë të ish-të përndjekurve politikë.

Kjo situatë i ka detyruar protestuesit të shtojnë edhe një kërkesë tjetër atë të lirimit të arrestuarve.

“Ju bëj thirrje edhe njëherë Igli Toska, liroi të burgosurit që i ke futur në burg”.

Ish-të përndjekurit politikë kanë paralajmëruar mbajtjen e grevës së urisë, në rast se parlamenti nuk merr parasysh kërkesat e tyre për dëmshpërblim./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame