Përdoruesit e drogës në vendin tonë janë dyfishuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare, nga 40 mijë të rinj që numëroheshin 1 vit më parë në kryeqytet tani numërohen 60 mijë të rinj. Abuzimet me drogën sipas specialistëve të dezitoksifikimit në Tiranë, në një pjesë të mirë të rasteve kanë shkaktuar vdekje. Si droga më të përdorura sipas këtyre statistikafe janë marihuana, kokaina, heroina si dhe rëndom përdoren ilaçe psikotrope që shiten në farmaci.
Raporti midis meshkujve dhe femrave përdorues është 3:1. 70% e përdoruesve të drogës vijnë nga familje normale, ndërsa pjesa tjetër nga familje me prindër të divorcuar të shturur dhe të alkoolizuar. Nga analizat e kokainës dhe heroinës të sekuestruar ka rezultuar se ajo e përdorur në vendin tonë përmban në përzierje deri në 9 elementë të tjerë si aspirinë, kimikate dhe ilaçe të tjera, deri në rërë plazhi të bluar./tvklan.al