Gjendja e kushteve higjenosantiare në katër shkollat e kryeqytetit është skandaloze. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik në shkollat 9-vjeçare “Niketë Dardani”, “Kongresi i Lushnjës”, “Xhezmi Delli” dhe “Gjon Buzuku” 88% e klasave janë të mbi populluara me ndriçim të dobët si dhe nivel të lartë zhurmash. Për t’u shqetësuar është edhe ajri brenda klasave, i cili ka përmbajtje të lartë mikrobike dhe mykotike.
Elida Mati: “Në 26% të nxënësve të marrë në studim rezultonte me infeksion të rrugëve të sipërme dhe poshtme respiratore. Në 10.7% po të këtyre nxënësve të marrë në studim vuanin nga vështirësia respiratore dhe 13-20% e këtyre fëmijëve kishin simptoma alergjike.”
Sipas specialistëve kushtet e klasave në të cilën mësojnë këta fëmijë ndikojnë direkt në shëndetin e tyre, duke iu dëmtuar dëgjimin, shikimin dhe përqendrimin në mësim. Duke parë situatën vërtetë drastike në këto shkolla ISHP pritet të nisë një studim në mbi 30% të shkollave në Tiranë. Pas vëzhgimit të situatës ata do të propozojnë edhe një sërë masash./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami