Me iniciativë të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare u zhvillua forumi me temë “2008 një vit vendimesh për Ballkanin Perëndimor”. Në forum ishte e pranishme e dërguara speciale e Republikës së Gjermanisë për Ballkanin Emili Haber, ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borshard si dhe drejtori i fondacionit “Fridrih Ebert” Alfred Diebold. Drejtuesi i forumit, Robert Rakipi, në fjalën e tij theksoi arritjet, por dhe dështimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2008.

Robert Rakipi: “Ballkani është një nga rajonet ende problematike. Unë dua të rikujtoj këtu atë që shpesh herë ish-komisioneri i BE-së për zgjerimin  Cris Paten thoshte se në Ballkan ndodh si në një vallet kënduar angleze, ku kemi 2 hapa para dhe një prapa. Në fakt një këngë tyren kemi dhe ne në Shqipëri që bën 2 hapa para dhe 1 hap mbrapa.”

E dërguara speciale e Republikës së Gjermanisë për Ballkanin Emili Haber foli për bëri një rezyme të shkurtër për ngjarjet më të rëndësishme gjatë vitit 2008 në rajonin e Ballkanit. Duke filluar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe fillimin e misionit EULEX në Kosovë.

Emili Haber: “Të gjitha vendet kanë bërë përparime në rrugën e integrimit europian. Statusi i Kosovës ka qenë ngjarja më e rëndësishme e cila ka patur ndikim në rajon, duke filluar që nga protestat dhe kundërshtimet e serbëve për cenimin e integritetit territorial sipas tyre, të cilat sollën reagime të paparashikueshme. Dua të theksoj edhe kontributin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit.”

Forumi vazhdoi më pas më pyetje dhe diskutime nga të pranishmit të cilët u shprehën se ky forum duhet të pasohet nga të tjerë./tvklan.al