Përveç emocioneve të fitores në X Factor Albania, Alis ndau mbrëmjen e kësaj të premteje më shumë rreth jetës së tij private.
Për publikun e spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”, Alis zbuloi se është i dashuruar e se partnerja e tij ka qenë një mbështetje e madhe gjatë garës në X Factor.
“Mbështetja më e madhe gjatë X Factor normal ka qenë familja, vëllai dhe shoqja ime. Ajo, duke marrë parasysh se unë u ktheva nga qyteti erdha në Tiranë, pa asnjë njeri, ajo u kthye në familjen time dhe ishte aty për mua për çdolloj gjëje që kisha nevojë. Ishte motivimi im, ajo besoi tek unë më shumë se unë te vetja”, tha Alis./tvklan.al