Një oficere e policisë izraelite mbeti e vrarë mbrëmjen e së premtes në Jeruzalem.
Sulmi ishte i koordinuar nga tre persona me origjinë palestineze. Atentati u mor përsipër nga Shteti Islamik që bëri publik edhe fotot e terroristëve. Kjo është hera e parë që ISIS merr përsipër një sulm në Izrael.
Viktimë e sulmit terrorist u bë 23-vjeçarja Hadas Malka.
Sipas autoriteteve izraelite oficerja u sulmua me thikë pas krahëve nga dy persona. Ata u eliminuan në çast nga policia. Terroristi i tretë, edhe ky i vrarë nga forcat e rendit, sulmoi me thikë qytetarët, duke plagosur disa prej tyre.
Sulmi ndaj oficeres në Jerusalem, ndërlikoi marrëdhëniet e brishta me palestinezët. Autoritetet izraelite anuluan 25 mijë leje hyrje për palestinezët në Jerusalem me rastin e muajit të Ramazanit./Tv Klan