Sekretari për çështje zgjedhore në Partinë Socialiste argumenton në një analizë të botuar në një të përditshme shqiptare, se Edi Rama nuk mund të rikandidojë për postin e kryetarit të selisë rozë.

Një analizë qe siç thotë Islami ndjek logjiken e statutit, ligjit themeltar të partisë. Islami i referohet pikërisht nenit që parasheh ndërprerjen e mandatit të kryetarit në rastin e humbjes së zgjedhjeve.

Nëse idetë dhe programi i një lideri autoritar në kuptimin e statutit fitojnë ai ka të drejtë morale dhe fuqinë e sovranit për t’i zbatuar ato maksimalisht, por nëse kjo nuk ndodh atëherë thotë Islami,  statuti e konsideron humbës e për rrjedhojë i ndërpritet mandati madje pa bërë asnjë analizë.

Islami thekson se logjika e statutit duket se nuk e parashikon rikandidimin dhe interpretimi me shumicë votash për të justifikuar rikandidimin, do të mund të dëmtonte minimalisht, legjitimitetin e procesit të rizgjedhjes.

Nëse do të pranohej rikandidimi citohet në analizë, nuk do të kishte nevojë të vendosej ky nen i veçantë në statut i cili vepron automatikisht dhe pa patur nevoje për një analize.

Në arsyetimin e tij islami shkon më tej kur thotë se dhe opsioni për mosnjohje politike të zgjedhjeve është një taktike për të justifikuar rikandidimin e Edi Ramës.

Dhe këtu Islami nënvizon dy kontradikta të forta mes qëndrimit ligjor dhe atij politik të Partisë Socialiste.

Islami thotë se komisioneret e Partisë Socialiste e kanë miratuar rezultatin dhe ky është pranim i rezultatit, pra pavarësisht ankesave bazuar në dispozita ligjore, Partisë Socialiste ka qenë e detyruar të njohë rezultatin për të 140 mandate.

Po kështu ndonëse në heshtje, rezultati është pranuar pasi kryetarit të Partisë Socialiste i është ndërprerë mandati.

Për rrjedhojë citon analiza, duket absurd qëndrimi politik i asamblesë kombëtare pasi, nëse de juro rezultati është pranuar, atëherë automatikisht ka rënë argumenti juridik për të mbështetur një vendimmarrje për papranueshmëri politike.

Sipas Islamit vlerësimi i procesit zgjedhor me rezultatin zgjedhor, janë dy gjera të ndryshme.

Pavarësisht parregullsive të identifikuara ne proces, nuk mund të merren lehtë vendime partiake për mosnjohje të rezultatit, kur ky i fundit është njohur ligjërisht.

Këtu islami analizon dhe qëndrimin për zgjedhje te parakohshme, duke ngritur pikëpyetje të mëdha nëse manifestimet do të jenë të mjaftueshme për të larguar qeverinë. Islami thotë se politikisht kjo është e pamundur.

Hedhjen e opsionit për zgjedhje të parakohshme Islami e sheh si zgjidhje taktike, për të kënaqur dëshirën e votuesve opozitarë të tronditur nga rezultati, në një kohë kur këtë të fundit Partia Socialiste e pranon ligjërisht, por jo politikisht.

Këtu ai shton dhe argumentin kushtues, që sipas tij e bën të pamundur këtë opsion edhe për shkak të ndryshimeve që ju bën ligjit themelor që siç shprehet sekretari për çështjet zgjedhore, e çimentojnë mandatin katër vjeçar të kuvendit.

Të gjithë këtë logjikë sipas Islamit e kanë socialistët racionalë të cilët mendojnë se çështja e zgjedhjeve të parakohshme është alibi që do të mbyllet bashkë me rizgjedhjen e kryetarit. Më tej thekson analiza, nuk do të flitet as për zgjedhje dhe as për protesta./tvklan.al