Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nesër do të merren në pyetje në gjykatën e Barit në Itali, 4 të arrestuarit për vjedhjen e ndihmave, punonjës të misionit “Ylberi” në Shqipëri. Kryesisht kjo vjedhje është bërë në Shqipëri. Hetimet e javës së kaluar kanë grumbulluar në dosjet italiane një skandal të vërtetë përsa i përket ndihmave të ardhura në Shqipëri në emergjencën Kosovare. Mikele Emiljano, prokurori i kësaj çështje mesa duket ka grumbulluar materialin e nevojshëm për të filluar nga pyetjet e të arrestuarve. Pikërisht ka qenë prokurori Mikele Emiljano, i cili ka kërkuar arrestimin edhe të pronarit të hotel Bolonjas në Vlorë, Ramiz Hufi. Ai ka deklaruar sot para shtypit italian se ky arrestim mund të bëhet vetëm në Itali, pasi në shqipëri ligjet janë ndryshe.

Prokuroria shqiptare do të shoh hipotezat e bëra dhe më pas do të veprojë. Ndërkohë sot mbrojtja civile italiane, ka liruar nga detyra dy punonjësit vullnetar të misionit Ylberi në Shqipëri. Ata janë liruar me motivin se u kishte mbaruar misioni. Dy vullnetarët qytetarë të Caliarit, Piero Rusina dhe Xhulian Arai, vullnetar në kampin e Vlorës gjatë krizës kosovare në Shqipëri kanë qenë të parët që kanë bërë thirrje për parregullsi në kampin e Vlorës. Ata kanë qenë të vetmit që kanë deklaruar se ndihmat e kampit të Vlorës, priteshin nga Ramiz Hufi. Kështu nesër do të merret në pyetje komisari i policisë italiane Mikelanxhelo Furieri, i cili ka paraqitur në itali relacionin e hotel Bolonjës ku kanë fjetur italianët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri./tvklan.al