70% e votuesve mbështetën reduktimin e parlamentareve në referendum
Sukses për koalicionin qeverisës të kryeministrit Giuseppe Conte në zgjedhjet e dyfishta të zhvilluara në kushtet e pandemisë të dielën dhe të hënën në Itali.
Suksesi më i rëndësishëm konsiderohet mbështetja që 70% e votuesve i dhanë planit të Lëvizjes 5 Yjet për reduktimin me 1/3 të numrit të deputetëve në të dyja dhomat parlamentit.
Zgjedhjet e ardhshme të parashikuara për në 2023-shin do ta gjejnë parlamentin e ri me 600 anëtarë në të dy dhomat 351 më pak se aktualisht. Senati do të ketë 200 anëtarë ndërsa dhoma e deputetëve 400.
Lëvizja 5 Yjet tha se reduktimi i parlamentarëve do t’i kursejë buxhetit të shtetit 1 miliardë euro në dekadën e ardhshme. Koalicioni qeverisës qëndroi i fortë edhe në zgjedhjet e zhvilluara në 6 rajone.
Edhe pse pritej që shumica e tyre të fitohej nga Lega Nord e Mateo Salvinit, demokratët humbën vetëm rajonin verior të Markeve. Qendra e majtë ruajti shumicën në Pulia, Kampanjë e Toskanë, ashtu si Lega Nord në Veneto e Liguria.
Tv Klan