Dështimi për të mbrojtur titullin Europian ka sjellë edhe lëvizjet e para te Italia. Federata Italiane e Futbollit ka ngritur një komision për të forcuar akoma dhe më shumë marrëdhëniet mes ekipit kombëtar dhe klubeve.
Një ndër objektivat kryesore është vlerësimi i talentëve italiane për të zgjeruar rrethin e lojtarëve që mund të jenë potencial për kombëtaren Axurre.
Katër emra do të jenë themeli i këtij projekti, konkretisht Giuseppe Marotta (Inter), Cristiano Giuntoli (Juventus), Umberto Marino (Atalanta) dhe Giovanni Sartori (Bologna), me synimin për t’u përfshirë të gjithë klubet elitare dhe jo vetëm në Itali.
Në thelb, do të kërkohet aktivizimi i futbollistëve të rinj si titullarë në klubet e Serie A, për të fituar përvojë e cila i lejon më pas të përballen me kundërshtarë të klasit botëror.
Për këtë arsye po mendohet për një analizë të thellë, me hipoteza ndërhyrjeje, në të gjitha nivelet e strukturës së futbollit italian, pa harruar mundësinë e natyralizimit të talenteve të ndryshme që shpërthejnë në sistemin e futbollit italian.
Klan News